MAGAZINË /

Zhgënjen Ballkani në Champions, bie pas penalltive në ndeshjen dramatike

Shkruar nga Versus

Zhgënjen Ballkani në Champions, bie pas penalltive në ndeshjen

Ballkani i Ilir Dajës është eliminuar nga Champions League që në fazën e parë nga ekipi modest i UE Santa Coloma nga Andorra, të cilët kaluan në fazën tjetër pas penalltive.

Edhe pse e fituan ndeshjen e parë në transfertë 2-1, kampionët e Kosovës e nisën takimin e kthimit keq pasi sulmuesi i tyre kryesor Adetunji u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë pasi goditi kundërshtarin me brrylë.

Gjithçka u bë e vështirë, por skuadra nga Andorra përfito nga një autogol në fundin e takimit për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Aty ku shënuan edhe golin e dytë, por Ballkani reagoi dhe shkurtoi diferencën. Te penalltitë, lojtarët e Santa Coloma u treguan më të saktë duke fituar ata biletën për fazën e ardhshme të Championa League.

Poll