POLITIKË /

Mandati i Olta Xhaçkës, Peleshi: Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, do t'i drejtohemi Venecias

"Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, sepse nuk e trajtojmë si vendim politik."

Shkruar nga B.SH
Mandati i Olta Xhaçkës, Peleshi: Ne nuk i diskutojmë vendimet e
Niko Peleshi

Kryetari grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi në një komunikim me gazetarët ka folur për fillim e sezonit të ri parlamentar, ku ka treguar se ky sezon do të fillojë me dy interpelanca atë të kryeministrit Edi Rama dhe zëvëndëskryeministren Belinda Balluku.

Peleshi: Ne sot kemi diskutuar për fillimin e një sezoni paralamentar shumë të rëndësishëm sepse sezoni po na çon drejt zgjedhjeve parlamentare, pranverën e vitit të ardhshëm, kështu si për qeverinë dhe për deputetët të të gjitha krahëve ka detyra specifike duhet rritur më shumë komunikimi qoftë përmes pjesamrrjes në diskutime si dhe në komisione por pa dyshim dhe komunikimi mediatik. Kemi diskutuar për këto sfida dhe padyshim dhe për rendin e ditës së ardhshëm. Rendi i ditës fillon me dy interperlanca. Një interpelancë të kryeministrit për çeshtjen e mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme dhe një interepelancë tjetër më zv/kryeministren të kërkuar nga një grup deputetësh dhe më pas pastaj është agjenta normale për disa projektligje në se ka interes nëse mund tju përgjigjem.

Përsa i përket mandatit të Olta Xhaçkës, Peleshi u shpreh se kjo çështje nuk është në rend të ditës.

Ai shtoi më tej se do ti drejtohen Komisionit të Venecias jo për këtë çështje por për të ditur se ku  fillon dhe mbaron vullneti i lirë i deputetit dhe ku mbaron zbatueshmëria e Gjykatës Kushtetuese.

Peleshi: Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, sepse nuk e trajtojmë si vendim politik.

Vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për deputet, do lexohet nga çdo deputet. Grupi i PS nuk ka vendim politik për këtë. Ne do ti drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë çështje. Kjo çështje është në rrugën e vet do të votohet në seancë nga deputetët. Ne do ti kërkojmë një mendin Komisionit të Venecias duke u nisur nga kjo çështje në parim për çdo situatë tjetër të mundshme që mund të paraqitet në të ardhmen. Me pak fjalë duam të dim dhe të konsultohemi se ku fillon dhe mbaron vullneti i lirë i deputetit dhe ku fillon dhe ku mbaron zbatueshmëria e Gjykatës Kushtetuese./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: