POLITIKË /

''Berisha duhet të largohet në 2026-ën'', deputeti demokrat sqaron deklaratën e tij mbi kreun e PD

Xhaferri sqaroi se nuk ka rebelim brenda PD dhe se do të punojë fort me Berishën për të rrëzuar Ramën.

Shkruar nga Versus

''Berisha duhet të largohet në 2026-ën'',

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij disa ditë më parë ku u shpreh se duhet që Sali Berisha të largohet në 2026-ën. Xhaferri u shpreh në A2CNN se nuk ka asnjë rebelim brenda PD dhe se deklarata e tij nuk ishte pritur si ‘tërmet’ nga Sali Berisha, por pranoi se kishte patur reagime e kritika të cilat i kishte sqaruar.

“Nuk isha në Shqipëri dhe as nuk doja ti jepja ndonjë rëndësi bërjes së atij debati. Mendoj se ishte një debat artificial se një parti demokratike ku debati është gjëja më normale dhe ne këtë e kemi treguar në të gjithë historikun e 25 viteve nuk ka pse të bëjë asnjë lloj debati e tërmeti. Edhe nga kreu i PD nuk u prit as si debat e as si tërmet. Më kanë kontaktuar i kam shpjeguar e sqaruar dhe nuk ka patur asnjë zemërim. Kritikat e sulmet janë gjëja më normale. Debati u krijua nga hiçi. Nuk ka asnjë rebelim, do punoj në mënyrë të pandalur me kryetarin Sali Berisha për të rrëzuar Edi Ramën”- tha Xhaferri.

Më tej ligjvënësi u shpreh se vendimi i Berishës për të garuar sërish si kryetar i PD është një vendim që i përket atij, ndërsa thekson se tema kryesore duhet të jetë farsa elektorale e cila sipas tij duhet që të kthehet në kauzë kombëtare me qëllim ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Pastaj vendimi është i tij dhe institucioneve të partisë dhe nuk ka asnjë mendim që del mbi institucioent e anëtarësinë e partisë. Është një mendim që e kam thënë edhe në 13 maj. Ne duhet të fokusohemi te farsa eketorale që ta bëjmë kauzë botërore  e kombëtarë që të përsërisim zgjedhjet dhe ta shpëtojmë Shqiëprinë nga ky regjim. Pastaj rigarimi jo vetëm i kreut të pd dhe gjithë kupolës së PD duhet të jetë tema dytësore e tretësore. Tema parësore është farsa elektorale për ribërjen e zgjedhjeve në Shqipëri pas raporti të OSBE u faktua që është një farsë elektorale ne do ta bëjmë kauzë botërore. Rigarimi i zotit Berisha është vendim i tij dhe anëtarësisë së PD"- shtoi deputeti. Versus.al

Poll