
Policia ka shoqëruar 27 persona për atentatin me 3 të vrarë, që ndodhi ditën e djeshme në Memaliaj. Sipas burimeve të sigurta, deri më tani Policia ka ushtruar 25 kontrolle në disa qytete të vendit si, Memaliaj, Tepelenë, Fier, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër. Kontrollet e mëtejshme në terren vazhdojnë, për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Në atentat kanë marrë pjesë 2 persona, ku njëri prej tyre ngiste makinën dhe tjetri kishte rolin e ekzekutorit, duke qëlluar me armë automatike drejt viktimave.

Objektiv i këtij atentati ka qenë 74-vjeçari, Shyqyri Kalemi, ndërkohë që të vrarë mbetën edhe dy persona të tjerë të pafajshëm, kamarieri i lokalit ku u krye edhe atentati, Gledio Muka, si dhe një klient i rastësishëm, Marsel Çela.
I mbijetuari i këtij sulmi ka qenë vetëm i vëllai i objektivit, Artur Kalemi, i cili ka mbetur i plagosur./ Versus.al







