MAGAZINË /

Arrestohet këngëtari i njohur, fitoi 1 mln dollarë më mashtrime

Shkruar nga Versus

Arrestohet këngëtari i njohur, fitoi 1 mln dollarë më

Reperi dhe këngëtari Sean Kingston është arrestuar dhe ndodhet një burg në Florida të Shteteve të Bashkuara pasi dyshohet se ka mashtruar disa biznese duke përfituar mbi 1 milion dollarë në bizhuteri, automjete dhe shërbime.

Këngëtari u arrestua në Kaliforni më 23 maj dhe u ekstradua në Florida të dielën vonë, sipas të dhënave të burgut.

Kingston pritet të dalë para gjykatësit të hënën.

Prokurorët pretendojnë se Kingston, 34 vjeç, dhe nëna e tij Janice Turner, 61 vjeç, kryen një skemë të organizuar dhe vodhën bizhuteri dhe sende me vlerë 480,000 dollarë dhe një makinë Cadillac Escalade me vlerë 159,701,49 dollarë.

Poll