
Futbollisti francez, Kylian Mbappe është tashmë futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain, kontratë të cilën nuk e vijoi.
Teksa është i lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Real Madridit, Kylian Mbappe ka befasuar me deklaratën e tij ku shprehet se që i vogël kishte pasur dëshirë të luante për Milanin, gjë që edhe familjarët e tij e dëshironin.
“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh! Gjithmonë thosha: nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj në AC Milan… sepse isha një tifoz i madh i Milanit! Si fëmijë, kam qenë një tifoz i madh i AC Milan dhe ende e shikoj gjithmonë Serinë A, gjithmonë jam duke ndjekur çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, të gjithë janë tifozë masivë të Milanit!” tha Mbappe për SkySport.







