
Këngëtarja Melinda Ademi ka reaguar ashpër ndaj ekipit teknik pas ndërprejes së vazhdueshme të muzikës, në koncertin e saj më të fundit.
Videoja e këtij momenti jo shumë të këndshëm të këngëtares, ka bërë bujë në rrjet.
Situatën e krijuar gjatë koncertit, ajo nuk e priti aspak mirë dhe u shfaq tepër e revoltuar dhe e ashpër kundrejt ekipit teknik dhe DJ, duke iu drejtuar me tone të larta.
Ky moment i këngëtares nuk është mbështetur dhe është cilësuar si i tepërt nga disa, dhe si i drejtë nga disa të tjerë.
/ Versus.al







