AKTUALITET /

Situata e zjarreve në vend, Ministri i Mbrojtjes jep detaje

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu tha se janë arritur të shuhen 30 zjarre dhe vetëm 10 prej tyre janë ende aktive

Shkruar nga M.H
Situata e zjarreve në vend, Ministri i Mbrojtjes jep detaje
Pamje ilustruese/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministria e Mbrojtjes ka bërë ditën e sotme një deklaratë për mediat në të cilën pasqyroi edhe situatën e zjarreve në vend dhe punën që po bëhet për shuarjen e tyre.

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu tha se janë arritur të shuhen 30 zjarre dhe vetëm 10 prej tyre janë ende aktive.

Sipas tij vijojnë përpjekjet për shuarjen e të gjithë vatrave aktive dhe pohoi gjithashtu se është rritur edhe gatishmëria si shkak i ardhjes në ndihmë të avionëve rumune.

Vengu tha gjithashtu se është koha për të bërë reagime të shpejta në favor të jetës së qytetarëve dhe në mbrojtjen e banesave të tyre, ndonëse përmendi edhe dëmshpërblimet nga dëmet e zjarreve.

Do të bëjmë një analizë të hollësishme dhe do të nxjerrim konkluzione për sa i përket shpërblimit të dëmeve të qytetarëve, do të nxjerrim konkluzione dhe udhëzime për sa i përket gatishmërisë të të gjitha Bashkive ku sipas ligjit dhe të gjitha standardeve duhet të jenë në vijë të parë në reagim të emergjencave civile, si dhe duhet të shtojmë edhe kapacitetet reaguese të Forcave të Aramatosura, të cilat vijnë në mbështetje të Bashkive’, tha ai./ Versus.al

Poll