Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) deri më tani nuk ka mundur që të vejë në pranga Mirel Mërtirin, edhe pse e ka shpallur disa herë në kërkim.
Teksa SPAK ka arrestuar disa nga personazhet e e tjerë, për protagonistët dhe përfituesit kryesor thuajse nuk ka arrestuar askënd prej tyre.
Një video ështe publikuar gjatë ditës së sotme, ku shfaqet Mirel Mërtirin dhe baxhabakun e tij Mark Jaka, në Austri, në restorantin luksoz “Trattoria Toscana La No”, duke konsumuar darkë dhe aspak i shqetësuar. Ndërsa në video shfaqet edhe shtetasi E.H.
Ndërsa data është lehtësisht e verifikueshme nga SPAK.
Mirel Mërtirit, është një nga personat në kërkim në lidhje me inceneratorin e Tiranës, bashkë me Klodian Zoton.
Në fillim të këtij viti, GJKKO u njoftuar se personazhi kryesor i aferës së Inceneratorëve Mirel Mërtiri jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vienë.
Ndërsa u raportua se adresa e tij zyrtare është e quajtur Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.
Më herët në Vjene është identifikuar dhe bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallja, e cila ka kërkuar azil. /BoldNews







