
Shtohen hijet e dyshimit mbi skandalin e transportit të 800 tonë mbetje toksike nga porti i Durrësit drejt Tajlandës me publikim e lincesës së kompanisë ‘Sokolaj sh.p.k' nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave.
Në dokumentin e publikuar nga kjo Aleancë shihet që kompania ‘Sokolaj sh.p.k' është autorizuar të transportojë mbetje të rrezikshme me firmën e ministers së Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaros.
Dokumenti nxjerr zbuluar qëndrimit fillestar të ministres Mirela Kumbaro që deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni mbi skandalin.
“Ja dhe prova që Qeveria dhe Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro di gjithçka mbi transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në territorin shqiptar. Në këto kushte kur institucionet bëjnë tinëzisht “ping pong” për ti shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe hetimit nd?rkombëtar ështê akoma më skandaloze dhe kriminale të risjellësh për të katërtën herë për diskutim ligjin për importin e mbetjeve” shkruan AKIP, teksa ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin në fjalë.








