Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Brescias ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka ndërruar jetë një 17 vjeçar shqiptar.
I mituri, Alen Karaboja i lindur në Vallecamoncia ishte duke drejtuar motomjetin e tij kur u përplas me një mur. Ndërsa shoku i tij 15 vjeçar i cili ishte në motor me të, fatmirësisht ka mbetur i padëmtuar.
Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, shkruajnë mediat italiane. Versus.al







