Elbasan- Një 49 vjeçar i identifikuar si G.L është arrestuar nga policia për fshehjen e qindra litrave naftë kontrabandë që ishte futur në vendin tonë.
I arrestuari, e kishte fshehur karburantin në banesën e tij dhe më pas kishte në plan ta shiste nëpër pika të ndryshme. Ndaj tij rëndon akuza për “tregtim të mallrave kontrabandë”.
Materialet i kaluan prokurorisë së qarkut për veprime të mëtejshme. Versus.al







