MAGAZINË /

Sonte “natë tropikale”/ Shqipëria e pushtuar nga i nxehti afrikan

Shkruar nga Versus

Sonte “natë tropikale”/ Shqipëria e pushtuar nga i nxehti

Në orët e vona të mbrëmjes të ditës se sotme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Shtunë vendi ynë do të përjetësojë fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin poshtë 26-28 gradë (zonat e ulëta dhe bregdeti).

Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve.  

Për fundjavën, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

 

Poll