
Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat që u vendosën ditën e djeshme për fermerët të cilët protestuan duke bllokuar rrugët me mjetet e tyre.
Ky lajm bëhet i ditur nga vetë fermerët, të cilët kanë njoftuar për tërheqjen e policisë nga gjobat e larta që fillonin nga 250 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.
Ndër të tjera, ata thonë se do të vazhdojnë me protestat deri sa qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre.
Rikujtojmë se protesta e djeshme ka ardhur si pasojë e çmimeve të ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates. Sipas fermerëve mosshitja e prodhimeve ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim më të lirë se ai i tregut vendas./ Versus.al







