
Skuadra greke “Olympiacos” ka bërë mrekullinë duke fituar trofeun e Conference League. Grekët arritën të mundnin italianët e Fiorentinës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Athinës.
Goli i vetëm i takimit erdhi në kohën shtesë pasi 90 minuta lojë u mbyllën në barazim 0-0.
El Kaabi ishte autori i golit në minutën e 116-të. Kjo është hera e parë që skuadra greke ka arritur të fitojë trofeun e "Conference League".







