AKTUALITET /

Denoncimi i ish-deputetit Eduard Ndocaj: Mjeku Petrela operoi pacienten me tumor vetëm për t'i marrë lekët

Ndocaj ka treguar rastin e një vajze të re e cila ishte operuar nga mjeku Petrela etëm për ti marrë lekët, pasi sipas tij pacientja nuk ishte për operim.

Shkruar nga B.SH
Denoncimi i ish-deputetit Eduard Ndocaj: Mjeku Petrela operoi pacienten me tumor
Eduar Ndocaj

Nuk kanë të ndaluar denoncimet e qytetarëve të cilët e kanë provuar në lëkurë zhvatjen nga mjekët e Onkologjikut.

Një rast i tillë është denoncuar dhe nga ish-deputeti Eduart Ndocaj në lidhje me Skype në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

Ndocaj ka treguar rastin e një vajze të re e cila ishte operuar nga mjeku Petrela etëm për ti marrë lekët, pasi sipas tij pacientja nuk ishte për operim.

“Këta janë pak më të pamëshirshmë se grupet kriminale që i vrasin duke u paguar nga dikush tjetër. Unë kam 50 rast që i kam kaluar vet në duar në këto 10 vitet e fundit në Milano, kanë ardhur nga Shqipëria dhe një pjesë e mirë e tyre kanë gjetur vdekjen. Njëra ka qenë ish nusja e djalit të dajës që u operua pasi vuante nga një sëmundje tumorale dhe e operoi doktor Petrela dhe unë e kam gjetur në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe e kemi nxjerr nga spitali pa kurë pa asgjë vetëm i kishte marr ato 3- 4 milionë lekët. E morëm dhe e çuam në Itali, sepse ajo ishte në gjendje të rëndë dhe ishte në një moshë të re. Ajo nuk ishte për operim sepse e kishte kaluar fazën, pra duhet që të kurohej dhe ajo ishte operuar kotë. E telefonojë doktorin dhe e kritikojë ashpër, e kishin operuar vetëm për ti marr ato lekët, sepse ajo nuk rikuperohej”, tha ai.

 

 

Poll