
Patris Berisha dhe Santiana Maloku kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre, pas një periudhe spekulimesh.
Muzikanti publikoi një foto intime në InstaStory, ku dyshja shihen të përqafuar në ashensor, duke i dhënë fund thashethemeve.
Santiana, e njohur nga Big Brother VIP Kosova, dhe Patris, muzikant i njohur, kanë marrë reagime pozitive nga fansat, të cilët presin të shohin më shumë momente të përbashkëta të çiftit në rrjetet sociale.







