MAGAZINË /

"Një vit pa ty, Gerti..." / Mesazhi prekës i Edlira Çepanit në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit Bogdani

"1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit... Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket sërish sikur të kemi aty në çdo moment!"

Shkruar nga Versus

"Një vit pa ty, Gerti..." / Mesazhi prekës i Edlira
Kanë kaluar dymbëdhjetë muaj që nga largimi i papritur nga jeta i Gerti Bogdanit, ish-deputetit të Partisë Demokratike, qytetarit të angazhuar, bashkëshortit të përkushtuar dhe babait të dashur. Një vit pa të duket si një përjetësi për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që ndanë me të ideale, kujtime, dhe një jetë të ndërtuar mbi vlera.

Në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, ndau një mesazh prekës dhe të thellë në rrjetet sociale, një letër publike nga zemra për njeriun që e ka lënë fizikisht, por që mbetet i pranishëm në çdo frymë të familjes së tij.

"1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit... Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket sërish sikur të kemi aty në çdo moment!" – shkruan ajo, duke shprehur jo vetëm dhimbjen personale, por edhe thellësinë e mungesës që ndjen çdo shpirt që e ka dashur dhe njohur Gertin.

Gerti Bogdani u nda papritur nga jeta më 18 shtator 2024, në moshën 44-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak. Lajmi i befasishëm tronditi jo vetëm skenën politike dhe shoqërinë civile, por edhe mbarë opinionin publik, për faktin se Gerti nuk ishte thjesht një politikan i ri e i kulturuar – ai ishte një simbol i komunikimit të ndershëm, i vlerave demokratike dhe i përkushtimit qytetar.

Përmes fjalëve të Edlirës kuptohet se dhimbja nuk zbehet me kalimin e kohës, ajo thjesht mësohet të jetohet bashkë me kujtimet.

“Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan, e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim...” – vijon Edlira.

Në mesazhin e saj, Edlira shprehet se misioni i Gertit nuk është mbyllur me ndarjen e tij fizike. Përkundrazi, ajo dhe familja e tyre janë të vendosur ta çojnë përpara çdo kauzë për të cilën ai luftoi, çdo vlerë që ai mbrojti, çdo hap që ai nisi me bindje dhe integritet.

“Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë.”

"Të duam shumë, babi! Do jesh gjithmonë mbështetja jonë! Përherë do të jemi ‘katërshja fantastike’ dhe e dimë që ende na buzëqesh nga parajsa!" – është fjalia që mbyll statusin e saj prekës Edlira Çepani.

Poll