Ka zgjatur thuajse 5 minuta seanca e mbajtur në Kuvend për të votuar krerët e komisioneve të përhershme parlamentare pasi PS miratoi me 79 vota pro ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Ashtu si votimin e kaluar për rregulloren që e kundërshtuan, edhe në këtë votim, deputetët e PD nuk kanë marrë pjesë duke mos qenë as të pranishëm në sallë. Nga opozita ishin të pranishëm vetëm disa deputetë, Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, Mesila Doda e PDIU-së e cila doli nga lista e PD për qarkun e Tiranës. Versus.al







