Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar pas anulimit të tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, duke bërë me dije se kompania e vetme që merrte pjesë në garë është tërhequr për arsye ekonomike.
Sipas ministrit, tërheqja e ofertuesit lidhet me rritjen e kostove dhe efektet e krizës, çka ka bërë që kontraktori të mos vijojë me ofertën financiare.
“Po, kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm, me një arsye krejtësisht ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjes së kostove dhe efekteve të krizës. Kontraktori ka bërë një tërheqje, gjë të cilën Komisioni do vijojë me procedurën”, u shpreh Karakaçi.
Ai përmendi gjithashtu edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka paralajmëruar se ka aktorë që po përpiqen të frenojnë dhe sabotojnë projektin prej rreth 400 milionë eurosh, duke shtuar se qeveria do të ndërtojë një skenar tjetër për realizimin e tij.
“Është bërë edhe publikë që ka dalë në disa media, tërheqja e ofertuesit në këtë garë. Po, kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm, me një arsye krejtësisht ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjes së kostove dhe efekteve të krizës. Kontraktori ka bërë një tërheqje, gjë të cilën Komisioni do vijojë me procedurën. Dua të rikujtoj faktin se edhe kryeministri u shpreh mbi projektin, e tha që ka aktorë që përpiqen ta frenojnë dhe ta sabotojnë.”, u shpreh ministri Enea Karakaçi, duke shtuar se “do ndërtohet një skenar tjetër”. u shpreh ministri Karakaçi.
Kompania Archirodon, e cila ishte e vetmja në fazën përfundimtare të tenderit, nuk dorëzoi ofertën e saj financiare më 9 mars. Tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano u hap për herë të parë më 30 korrik 2024, por pas rreth 20 muajsh ende nuk është shpallur një fitues./Versus.al

