POLITIKË /

“Arrita marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, Trump-Osmanit: Më telefono nëse të duhet ndihmë

“Presidenti Donald Trump vlerësoi punën e jashtëzakonshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të tij në inaugurimin e Bordit të Paqes, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për çështjet e ardhshme.

Shkruar nga Versus
“Arrita marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”,
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijoi fjalimin e tij gjatë inaugurimit të Bordit të Paqes, duke u ndalur tek konfliktet e zgjidhura ndërkombëtarisht.

Ai theksoi veçanërisht rolin që ka luajtur në ndalimin e një konflikti mes  Kosovës dhe Serbisë.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës Trump i drejtua duke e vlerësuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe shtoi se në rast të problemeve në të ardhmen, ata mund të kontaktojnë direkt atë.

“Çfarë pune e jashtëzakonshme keni bërë. Tani po silleni mirë, dhe nëse nuk shkoni mirë, më telefononi mua,” tha Trump./Versus.al

Poll