POLITIKË /

Trump në Bordin e Paqes në Uashington: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama! Vjosa Osmani po bën një punë të mirë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndeti pjesëmarrësit e Bordit të Paqes në Uashington, duke vlerësuar kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për kontributin e tyre dhe lidershipin e treguar.

Shkruar nga Versus

Trump në Bordin e Paqes në Uashington: Të nderuar që na

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, duke shprehur veçanërisht respekt për kryeministrin Edi Rama dhe duke vlerësuar prezencën e tij.

Ai gjithashtu lavdëroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se po bën një punë shumë të mirë.

“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes.

Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit.

Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe, – u shpreh Trump.

Poll