Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur fjalimin e tij në Bordin e Paqes në Uashington, duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe duke vlerësuar arritjet e qeverisë së tij.
Gjatë fjalimit, Trump theksoi sukseset që janë arritur brenda një viti, të cilat fillimisht ishin cilësuar të pamundura për katër vite, duke përmendur arritje të jashtëzakonshme financiare dhe përfundimin e disa konflikteve që kanë zgjatur dekada.
Ai gjithashtu foli për situatën në Gazë, duke përmendur senatorin Marco Rubio që po ndjek zhvillimet, dhe vlerësoi punën e bërë nga ekipi i tij.
Presidenti e përshkroi Bordin e Paqes si një nga iniciativat më të fuqishme, duke mbledhur pjesën më të madhe të liderëve botërorë, edhe pse disa prej tyre janë rezistentë ndaj pjesëmarrjes.
“Është nder i madh t’ju mirëpres në Institutin e Paqes. Ka disa që nuk duam t’i kemi, por shumica e drejtuesve kanë pranuar menjëherë pjesëmarrjen,” shtoi Trump në nisje të fjalimit.
“Sukseset që kemi arritur, në fillim më thanë që nuk realizoheshin për 4 vite, u arritën brenda një viti. Arritje financiare të jashtëzakonshme, kemi bërë një punë të mrekullueshme. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të arritura. Disa nga luftërat zgjasin prej dhjetëra vitesh dhe ne i kemi dhënë fund brenda dy ditëve.
Gaza është çështje komplekse, Marco Rubio po na ndjek, çfarë pune e mrekullueshme është bërë. Sot është një nder i madh që ju mirëpres në Institutin e Paqes. Është bordi më i fuqishëm, këtu bën pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi” – tha Trump në nisje të fjalimit./Versus.al


