POLITIKË /

Deputetët mbarojnë pushimet, sot seanca e parë e sesionit parlamentar! Çështjet ‘pezull’ që pritet të diskutohen

Diskutimi i objektivave pritet të jetë pika kryesore e rendit të ditës në seancën plenare të sotme.

Shkruar nga Versus

Deputetët mbarojnë pushimet, sot seanca e parë e sesionit

Tiranë- Ditën e sotme deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i rikthehen punës dhe rutinës së tyre politike pas më shumë se një muaji pushimesh.

Në seancën e parë të sesionit parlamentar që do të mbahet ditën e sotme, pritet të diskutohen objektivat për këtë sezon politik. Fillimisht në nisje të seancës në orën 17:00 do të mbajë fjalën kryeparlamentarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Më pas do të pasohet nga fjalime të kryetarëve të grupeve parlamentare, Niko Peleshi i PS, Gazment Bardhi i PD, Mesila Doda e PDIU dhe Agron Duka i Aleancës për Ndryshim. Çështjet e lëna pezull që pritet të diskutohen në nisje të këtij sesioni parlamentar janë të shumta, mes tyre mandati i deputetëve Vullnet Sina dhe Olta Xhaçka.

Mocioni për kërkesën e PD për heqjen e mandatit të Sinajt do të shqyrtohet më 4 shtator nga Këshilli i Mandateve. Ndërsa për Olta Xhaçkën më 12 shtator, diskutohet dhe votohet në Kuvend për herë të dytë lidhur me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon që parlamenti t’i kalojë për shqyrtim mandatin e Xhaçës nën dyshimin se kjo e fundit gjendet në konflikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Po ashtu opozita ka bërë një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama sa i takon lajmit që bëri jehonë ndërkombëtare, atë të transportit ndërkombëtar të mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: