POLITIKË /

Dikush do t'i bashkohet Berishës me "non-grata", analisti: Një ministër është futur në listën e zezë të SHBA

Vangjeli nuk zbuloi më shumë detaje, por la të kuptohet se njëri prej ministrave u kishte kthyer përgjigjie negative amerikanëve.

Shkruar nga Versus

Dikush do t'i bashkohet Berishës me "non-grata", analisti:

Një anëtar i qeverisë shqiptare është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte deklarata e analistit Lorenc Vangjeli në studion e Top Story e cila ngjalli shumë reagime.

Sipas analistit, dikush prej ministrave u ka kthyer përgjigjie negative amerikanëve, por nuk zbuloi më shumë detaje rreth kësaj.

“Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është dhe më e rëndë… një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkullon në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, u ka thënë jo amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është non-grata”, tha Vangjeli.

Aktualisht ish-funksionari më i lartë në Shqipëri i shpallur non-grata nga SHBA-të është kryedemokrati Sali Berisha. Versus.al

Poll