POLITIKË /

"Fitojmë me 83% të votave", kandidatët bëjnë parashikimin për të dielën, Rama: Na duhet edhe balta për syrin e keq

Shkruar nga Versus

"Fitojmë me 83% të votave", kandidatët bëjnë

Në mbyllje të podcastit “Flasim”, kryeministri u kërkoi 5 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme që të bënin një parashikim mbi rezultatin që mund të kenë të dielën përballë kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita.

Të gjithë u shprehën të bindur për fitore të thellë në të gjitha bashkitë. Ndërsa në fund Rama tha se u duhet që pas zgjedhjeve të përballojnë edhe baltën që do t’u hidhet me akuza nga opozita.

Diskutimi mes Ramës dhe kandidatëve:

Edi Rama: Në fund fare një parashikim sa % të votave do merrni.

Brunilda Mersini (Vlorë): Unë shpresoj të marr 80% të votave

Gramoz Sako (Tepelenë): Rreth 83% besoj

Rama: 83 ë, as 2 as 4. Ta shikojmë!

Ervin Ceco (Berat): Unë po tregohem pak më konservativ, 75%

Altin Bojni (Mat): 65%

Rama: Të isha në vendin tënd në Mat do thoja, 51%

Florenc Doka (Cërrik): Thashë që do ta mundim Tepelenën, por megjithatë po qëndroj 71%.

Rama: Këta ishin 5 kandidatët e të dielës, të 5 bashkive ku zhvillohen zgjedhjet pjesore në 9 nëntor. Besoj që tani na dhanë një shkak që ta ndjekim garën për të parë sesa do t’i afrohen rezultatit dhe sidomos Tepelena. Kuptohet duhet edhe të marrin përsipër të gjithë baltën që do të pasojë pas fitores, por ajo balta na duhet se shkatërron syrin e keq. Versus.al

Poll