Për të treguar se PS ishte mbështetëse për Reformën në Drejtësi që krijoi institucionet e posaçme si SPAK, kryeministri Edi Rama përmendi edhe faktin se kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani e pati mundësinë të hetonte 21 janarin kur ishte prokuror i zakonshëm, por nuk e zbardhi ngjarjen.
Sipas tij, një gjë e tillë asokohe ishte e pamundur për shkak të pushtetit politik, por sot situata është krejt ndryshe.
“Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin.
Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s'doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas"- deklaroi Rama. Versus.al







