POLITIKË /

Divorci me Kryemadhin, Meta: Vendimi më i vështirë në jetë! Shkak qëndrimet e saj kundër kauzave të mia

Sipas Metës shkaku kryesor për divorcin e tij me Monika Kryemadhin janë bërë qëndrimet totalisht të kundërta që kanë për kauza të caktuara.

Shkruar nga B.V
Divorci me Kryemadhin, Meta: Vendimi më i vështirë në
Kreu i PL, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me vendimin e tij për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Duke e cilësuar si "vendimin më të vështirë në jetë", ai tha se arsyeja kryesore mbi vendimin për t’u divorcuar nga Kryemadhi është sepse kauzat e tij nuk pajtohen me nënën e tre fëmijëve të tij. Sipas tij, krisjet kanë nisur që nga vendimi i Kryemadhit për djegien e mandateve të deputetëve në 2019-ën dhe ishin thelluar vazhdimisht edhe në qëndrimet që kanë për kauza të caktuara. 

“Marrëdhënie tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti Meta të 17 majit të prindit1 dhe 2. Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm, mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz. Vendimet e mia i shërbejn përmbushjes së kauzave të mëdha, ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësime. I kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë. Mafia ka dhunuar normat tona zakonore. Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 30 vite dhe asnjëherë ai familjar. E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë. Deri në kohën e si president u kërcënova të pranoj falsifikimet e Dvoranit. Jam përkushtuar rikthimit të sovranitetit kombëtar të popullit të 2 marsit. Do ta fitojmë betejën ndaj mafies ndërkombëtare.”- tha Meta ndër të tjera.

Sot, u zbardh edhe kërkesa që Meta ka bërë në gjykatën e Tiranës për divorc nga Kryemadhi, ku bie në sy fakti që në adresën e dhënë të kërkuesit, ish-presidenti ka vendosur adresën e godinës së Partisë të Lirisë, duke lënë të kuptohet se prej kohësh nuk jetonte me Kryemadhin. Nga ana tjetër kjo e fundit, ka deklaruar vetëm se nuk ishte në dijeni të arsyeve pse Meta e ka bërë një kërkesë të tillë për divorc. Versus.al

Poll