Kryeministri Edi Rama së bashku me zëvendësen e tij Belinda Ballukun dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becin inspektuan kantierin e rrugës së Komanit prej 31 km që lidh dy hidrocentrale.
Teksa takoi disa prej banorëve që ishin mbledhur në zonën ku kryheshin punimet, Rama nuk i kurseu batutat teksa qytetarët iu shprehën se nisjen e punimeve për këtë rrugë, e kishin pritur prej kohësh.
Njëri prej tyre madje iu shpreh se kryeministri meriton t’i ngrihet një lapidar ashtu siç është ngritur për ish-presidentin e SHBA-ve Bill Clinton në Kosovë.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Kryetari i bashkisë na ka ndenjur shumë afër për çështjen e kësaj rrugës. Faleminderit prej jush, u bë realitet diçka që e kemi pritur prej shumë vitesh.
Rama: E dimë se e keni pritur prej vitesh, por të gjitha përnjëherë nuk bëhen dot. I ka ardhur radha dhe është bërë.
Banorët: Ne kemi pritur dhe prej atyre që ishin para jush, por nuk e bënë. Na rrejtën 100 herë dhe nuk e bënë.
Rama: I kemi ndarë punët, ata e kanë me rrenë ne e kemi me punë. Ata e kanë detyrë të rrejnë dhe kushdo që e han e han.
Qytetari: Siç ia ka bërë Kosova lapidary Clintonit, edhe ti e meriton këtu ta bëjmë.
Rama: Jo jo do ta lë edhe me shkrim as për s’vdekmi jo. Se për së gjalli e kam vetë në dorë, ndërtim pa leje. Versus.al







