POLITIKË /

Dramë në kampin e opozitarëve të rinj, Qori refuzon bashkimin me Lapajn! Avokati i 'hedh dorashkën': Përmend oligarkët

Lapaj e ka sfiduar Qorin të përmendë edhe oligarkë të tjerë përveç atyre që tashmë i ka përmendur duke hedhur dyshimet se kreu i "Lëvizja Bashkë" vendos gjoba.

Shkruar nga Versus
Dramë në kampin e opozitarëve të rinj, Qori refuzon
Adriatik Lapaj, Arlind Qori

Si të mos mjaftonte përplasja e madhe dhe përçarja brenda partive opozitare që nisi pas ndarjes së PD në dy kampe 3 vite më parë, edhe në partitë e reja opozitare shihet e njëjta frymë.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar së fundmi në media sa i takon një bashkimi të mundshëm të partive të reja, nuk do të ketë një gjë të tillë, pasi ‘krisja’ mes Arlind Qorit nga ‘lëvizja Bashkë’ dhe Adriatik Lapajt nga “Shqipëria bëhet” duket se vetëm zgjerohet.

Në podcasting “Të Pashoq”, i pyetur për një bashkëpunim me lëvizjen e Adriatik Lapajt dhe nismën “Thurje” të Endri Shabanit, Qori e mohoi një gjë të tillë duke e konsideruar Lapajn si “gjobëvënës”.

Pedagogu Qori shkoi edhe më tej duke ngritur dyshime se Lapaj dhe Shabani mund të shiten te Rama dhe se për këtë arsye nuk mund t’u zërë besë dhe nuk pranon të bashkohet me ta për të dalë si një front opozitar i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Ky i fundit në të njëjtin podcast i është përgjigjur Qorit “flakë për flakë” duke e sfiduar që të përmendë edhe emra të tjerë oligarkësh dhe jo vetëm të dy personave pasi kështu sipas tij, Qori kryen gjobëvënie.

Adriatik Lapaj u shpreh se është i hapur të bashkëpunojë me këdo përveç tre partive PS, PD dhe P ndërsa sfidon direkt Edi Ramën, se do të marrë 71 mandate në 2025, duke pretenduar se do të mposhtë establishmentin e mbi 3 dekadave dhe rikthyer rotacionin e pushtetit. Versus.al

Poll