POLITIKË /

“E çoi në Durrës që ta kërcënojë me Pojën”, Berisha: Nëse i ndodh gjë Veliajt, Rama do mbajë përgjegjësi

Shkruar nga Versus

“E çoi në Durrës që ta kërcënojë me

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm sot Kuvend ku pati akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon dërgimit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit.

Përpara se të futej në Kuvend Berisha foli për grumbullimin e mbështetësve të Veliajt ditën e djeshme jashtë godinës së SPAK. Ndërsa të njëjtën gjë për transferimin e Veliajt në Durrës e tha edhe në foltore duke u shprehur se Rama ka dërguar personazhin e botës së krimit të njohur me nofkën “Poja” për t’i bërë presion Veliajt.

“Kërkoj rikthimin urgjent në seancë të padrinos i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën në qeli Erion Veliajt që t’i mbyllë gojën”- deklaroi Berisha në Kuvend.

“E çoi në Durrës që ta kërcënojë me

Pas kësaj, Spiropali i mbylli mikrofonin kreut të PD dhe kjo shkaktoi që deputetët të mblidheshin duke bllokuar foltoren. Kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

Pas rinisjes së seancës plenare Berisha paralajëmroi që nëse ndodh diçka gjatë procesit hetimor ndaj Veliajt, do të mbajë përgjegjësi vetë Rama.

“Urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini. E dërgoi atje që ta kërcënojë që po nuk mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë. U garantoj që gjëja më e vogël po ndodhi në këtë process, do përgjigjet vetë Edi Rama. Sepse ky tërbim që e ka kapur Ramën është shumë i dëmshëm për vendin. Ky i papërgjegjshëm ka marrë fund politikisht”- shtoi ish-kryeministri. Versus.al

 
Poll