POLITIKË /

EMRI/ Me nënshtetësi amerikane, zbulohet kandidati i opozitës për Himarën

Gjikuria është sipërmarrës i madh në Dhërmi, jeton në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”.

Shkruar nga B.SH

EMRI/ Me nënshtetësi amerikane, zbulohet kandidati i opozitës

Pritet që kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Himarë të jetë biznesmeni shqiptaro-amerikani Petro Gjikuria.

Gjikuria jeton në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës” .

Gjatë ditës së djeshme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe kanë biseduar për kandidatin e Himarës duke rënë dakord për emrin e Petro Gjikurisë.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.

Nëse Petro Gjikuria zgjidhet nga opozita ai do të jetë përballë Vangjel Tavos kandidati i zyrtarizuar i socialistëve.

Zgjedhjet në Himarë zhvillohen pasi KQZ i hoqi mandatin kryetarit të zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje./Versus

Poll