POLITIKË /

"Evropa nuk po zgjohet", Rama kritika BE-së për luftën në Ukrainë: Nuk po përdor diplomaci me Rusinë

Shkruar nga Versus

"Evropa nuk po zgjohet", Rama kritika BE-së për luftën

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Forumin e Paqes në Paris ku ishte i ftuar nga presidenti francez, Emanuel Macron. Ai e konsideroi si shqetësues faktin se Bashkimi Evropian nuk po arrin të kthjellohet në pozicionin që duhet të mbajë në politikën e jashtme globale.

Sipas tij, duhet të ketë një komunikim të posaçëm me Rusinë për të arritur paqen.

“Për mua është mjaft shqetëseuese që ende sot pas asaj që ka ndodhur në politikën e jashtme të BE tek SHBA-të, ende nuk ka një plan europian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Unë ndihem i shqetësuar për diplomacinë që mungon dhe planifikimin për paqe. Paralelisht në mbështetjen e Ukrainës, BE duhet të ketë planin e saj të paqes dhe duhet të ketë komunikimin e vetë me Rusinë”- tha Rama.

Më tej duke marrë shembullin e Izraelitd he Hamasit, Rama tha se duhet të vendosen kanale komunikimi me Rusinë.

“Diplomacia është diçka që bëhet çdo ditë. Duke marrë shembullin e Izraelit dhe Hamasit. Ata kanë vrarë njëri tjetrin në mënyra e forma ekstreme. Por negocionin çdo ditë. Në këndvështrimin tim, derisa presidenti Trump hyri dhe çeli shtegun e bisedimeve, besoj se është konflikti i parë i madh pa asnjë diskutim dhe kanal të pasmë. Kur mendon sesa fuqi bërthamore janë përfshirë në këtë konflikt që nuk flasin, por veprojnë duket si luftë shfarrosëse.  Sepse nuk mendoj se Rusia do të ikë nga aty ku është. Ka qenë aty, do jetë aty si gjithë vendet e tjera. Dhe Putini nuk do jetë gjithmonë aty”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

Poll