POLITIKË /

“Jam më i gjati mes liderëve”, Rama vijon me batuta në Paris: Kur flet Meloni, është më e gjatë se unë

Shkruar nga Versus

“Jam më i gjati mes liderëve”, Rama vijon me batuta

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin e Paqes në Paris ka vijuar me batutat e tij lidhur me gjatësinë. Duke e cilësuar veten si më të gjatin mes liderëve, Rama tha se roli i tij nuk është aq i madh për shkak se Shqipëria është vend i vogël.

“Unë jam më i gjati prej të gjithëve, por përfaqësoj një vend shumë të vogël që mund të ndryshojë trajektoren e kësaj që po ndodh.  Nëse do merret në konsideratë madhësia e vendit tim, as nuk duhet të isha këtu. Unë besoj se duhet t’u dal për Zot mendimeve të mia.  Nëse mendimi im është i gabuar, nuk vjen ndonjë dëm”- tha Rama.

Ndërsa gazetari i zbuloi se ishte nga Italia, Rama tha se ishte nga një “Shqipëri e madhe” dhe se italianët janë thjesht “shqiptarë të veshur me versaçe”.

Mes të tjerash, ai nuk ngurroi sërish që të përdorte batuta sa i takon kryeministres Giorgia Melonit.

“Pavarësisht se është e shkurtër fizikisht, kur merr fjalën ajo është më e gjatë se unë”- u shpreh ai. Versus.al

Poll