Marjana Koçeku e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, e cila do të jetë kandidate në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në Shkodër, ishte mes të ftuarve të Ramës në podkastin maratonë.
Teksa shprehu pikëpamjet e saj mbi politikën, ajo u shpreh se e ka në natyrë reagimin dhe mendimin ndryshe. Ndërsa Rama tha se një gjë e tillë i pëlqen, por përballë partive të tjera duhet të jenë të bashkuar.
“Neomalsorja”: Unë vij prej botës akademike dhe shoqërisë civile dhe gjithmonë kam protestuar dhe do të vazhdoj të reagoj. Në 2018-ën në protestën e studentëve më ke pasur me karton për të drejtat e studentëve. Një shpirt i tillë do mbetem gjithmonë sepse kjo jam unë. Dhe duhet gjithmonë rinia të reagojë e kërkojë. Besoj se me këtë mundësi që më është dhënë mua, janë thyer edhe tabu që kanë qenë vendosur më parë.
Rama: Po lëre tani, tabutë i kemi thyer me kohë ne. E di unë historinë time me ty sesi do zhvillohet. Çfarë halli po i shtoj vetes unë që nuk e shfrytëzova të thoja, por mirë këta s’duan le të ikin. Po nejse, PS e ka në ADN-së e saj që hapet për të rinj, se ndryshe unë si do hyja. . Unë ndryshe nga çfarë mendojnë njerëzit, i kam shumë qejf ata që rebelohen. Por ama ka diçka, rebelim mes nesh. Kurse atje në luftë, betejë të bashkuar. Versus.al







