POLITIKË /

Gjykata e Lartë e la në burg, reagon Meta: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Shkruar nga Versus
Gjykata e Lartë e la në burg, reagon Meta: Do ta çojmë
Ilir Meta

President i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rekursin e tij, duke e quajtur këtë gjykatë të papajtueshme me ligjin.

Në një mesazh të dërguar nga burgu, Meta ka deklaruar se do të çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut dhe se do të fitojnë siç kanë fituar më parë në Komisionin e Venecia.

Ilir Meta: Gjykata e Lartë nuk ekziston, që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma.

Prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin për betimet tek Lana. Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narko-regjimin tek Lana./Versus.al

 

 

 

Tags:

ilir meta

Poll