Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili kërkonte të lirimin e tij nga paraburgimi.
Meta, i cili është në pritje të hetimeve prej 4 muajsh, kishte argumentuar se liria e tij është e nevojshme për shkak të zgjedhjeve të 11 majit dhe rolit të tij si lider i forcës së dytë opozitare në vend.
Megjithatë, gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën të mos e pranojnë kërkesën e tij.
Në të njëjtën gjykim, u refuzua edhe rekursi i Monika Kryemadhit, ish-bashkëshortja e Metës, e cila e quante masën e "detyrimit për paraqitje" si të paligjshme.
Ish-kreu i shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Masa e arrestimit për Metën është konfirmuar edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit.
Që nga data 21 tetor 2023, Meta mbahet i izoluar në paraburgimin "Jordan Misja" në Tiranë, i njohur ndryshe si 313-ta./Versus.al







