POLITIKË /

“Gracka ku shpirti juaj kapet si laraska”, Leskaj sfidon deputetët: A kandidoni në pjesën e dytë të listave?

Leskaj tha se me këtë lloj Kodi Zgjedhor, do të dëmtohej demokracia brenda partive politike dhe se nga kjo përfitonin vetëm “elitat e partive”.

Shkruar nga Versus
“Gracka ku shpirti juaj kapet si laraska”, Leskaj sfidon
Deputeti i PD, Bujar Leskaj

Ndryshimet që pritet të votohen sot në Kodin Zgjedhor me ndryshimet e dakordësuara mes PS dhe PD kanë ngjallur reagime të shumta në Kuvend. Deputetët demokratë më së shumti kanë shprehur kundërshtitë e tyre për projektligjin. Ndër ta ka qenë edhe deputeti Bujar Leskaj i cili tha se me listat e deputetëve dëmtohet akoma më rëndë demokracia brenda partive politike.

Ndërsa sfidoi ata që janë pjesë e “elitës” së PD duke u propozuar që të renditen si kandidatë në pjesën e 1/3-ës së listës që zgjidhet nga qytetarët.

“Do të dëmtojë jetën e brendshme të partive. Sot PS është shndërruar në një sulltanat dhe nuk është habi që të na sjellin propozim për shpalljen mbret të Ramës.  Kam një mesazh për ata të ashtuquajturit “elitat e partisë”. Nuk ka elita në partitë tonë, nuk ka personalitete të larta. Por megjithatë, unë do u bëja një pyetje: Ju drejtuesit, po e kam me PD më shumë të jem i sinqertë, a do deklaroheni se do kandidoni në pjesën e dytë të listave? Këtu po perifrazoj Shekspirin: Ky kod zgjedhor dhe vendoja juaj në lista është gracka ku shpirti juaj do kapet si laraska"- tha Leskaj.

Ai u shpreh dakord për votën e diasporës por theksoi se nuk është marrë asnjë masë për të adresuar problematikën e grabitjes së votave, gjë që sipas tij ka ndodhur në secilën palë zgjedhje të zhvilluara. Versus.al

Poll