POLITIKË /

Humb Apelin, Sali Berisha mbetet 'non grata' në Britaninë e Madhe, reagon ish-kryeministri: Korrupsion transnacional

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”. *Duke analizuar vendimin që la në fuqi shpalljen e tij "non-grata" në Britaninë e Madhe, Sali Berisha pretendon se komisioni që është marrë me shqyrtimin e kërkesës së tij, nuk ka vlerësuar vërtetësinë e provave të paraqitura të cilat sipas tij, tregojnë se vendimi ka qenë i padrejtë.

Shkruar nga B.SH

Humb Apelin, Sali Berisha mbetet 'non grata' në Britaninë e

Sali Berisha mbetet non-grata në Britaninë Madhe. 

Ish-kryeministri ka humbur apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës.

I  menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryeministrit.

Berisha e cilëson lënien në fuqi të këtij vendimi si dështim të plotë të këtij komisioni.

Ky vendimin sipas Berishës është për shkak të ambasadorëve të korruptuar nga lobime të caktuara duke shkuar dhe më larg duke e cilësuar korrupsion transnacional.

Sali Berisha u shpall non grata nga Britania e Madhe dy vite më parë.

Në vendimin e qeverisë britanike theksohet se ish-kryeministri, Berisha kishte lidhje të qarta me grupet kriminale të organziuar dhe kriminelë të cilët kishin paraqitur rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe se Berisha ishte i gatshëm t'i përdorte këto lidhjet për të avancuar ambiciet e tij politike.

Berisha së bashku me familjen e tij është shpallur non grata dhe nga SHBA tre vite më parë.

Lajmi u dha nga vetë Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken me anë të një statusi në X ku shkruante:

Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.  Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll