POLITIKË /

Investigimi i "Rai 3" për qeverinë shqiptare, opozita paralajmëron protestë para Kuvendit

Deputetët e opozitës do marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes më pas do t'i bashkohen protestës.

Shkruar nga B.V

Investigimi i "Rai 3" për qeverinë shqiptare, opozita

Tiranë-Një ditë pas publikimit të investigimit të dytë të emisionit “Report” të kanalin italian “Rai3” ku flitej edhe për lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, opozita ka paralajmëruar një protest para Kuvendit të enjten.

Mësohet se protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa deputetët do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit ku teksa mbahet seanca plenare do të debatojnë mbi investigimin e “Rai 3”.

Ditën e djeshme, në emisionin e publikuar ishte përfshirë edhe një rrëfim i ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj i cili teksa pinte një gotë verë me miq të tij dhe gazetarin italian, ka treguar se kryeministri Edi Rama është i lidhur me bosët e krimit dhe se koordinohet me ta për aktivitete të paligjshme në Shqipëri duke pasur si ndërmjetës Ergys Agasin, një biznesmen të njohur në Durrës. Versus.al

Poll