POLITIKË /

Kandidat i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo dorëhiqet si prefekt i Vlorës

Tavo u zyrtarizua nga PS si kandidat për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e parakohshme të 4 gushtit.

Shkruar nga Versus
Kandidat i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo dorëhiqet
Vangjel Tavo

Vangjel Tavo ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij si prefekt i qarkut të Vlorës vetëm pak muaj pasi ishte emëruar në këtë post me vendim të këshillit të ministrave më 13 mars.

Tavo do të kandidojë nën siglën e PS për kreun e bashkisë së Himarës ku do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme më 4 gusht të këtij viti pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit për shkak se ky i fundit nuk mund ta ushtronte nën kushtet e dënimit me 2 vite burg për blerjen e votave.

Përballë për garën e kreut të bashkisë, Tavo do të ketë Petro Gjikurinë, një biznesmen shqiptaro-amerikan i cili është kandidati zyrtar i PBDNJ dhe tashmë ka deklaruar se do të ndjekë rrugën e Belerit sa i takon qëndrimeve që ky i fundit ka pasur lidhur me Himarën. Versus.al

Poll