POLITIKË /

“Koncesioni më absurd”, Rama për skanerin në Portin e Durrësit: Ja si do veprohet për të ulur kostot

Shkruar nga Versus

“Koncesioni më absurd”, Rama për skanerin në Portin e

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Portin e Durrësit ku ka zhvilluar një takim me bizneset e transportit. Ai ngriti problemin e Kostos së madhe që ka skanimi i mjeteve për llogari të bizneseve të ndryshme, ndërsa fajësoi koncesionin e bërë gjatë kohës së qeverisë Berisha.

Duke e konsideruar të pamundur ndërprerjen e kontratës për skanerin deri në 2030-ën, Rama tha se do të veprohet me një skemë ndryshe për të minimizuar sadopak kostot e bizneseve të transportit.

“Tema për të cilën jemi këtu kryesisht është tema e skanerit dhe dua të përsëris diçka që e kam thënë kohë më parë që ky është koncesioni më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Nuk e kemi pasur të mundur ta godasim për faktin se ashtu siç është kopsitur do na krijonte kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shërbim dhe t’ju lehtësojmë kostot edhe ju në mos gaboj uljen nga 45 euro në 22. Por gjithsesi mbetet koncesion totalisht i gabuar sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por i shtetit që e bën për punën e vetë.

Sepse shteti e bën atë për arsye sigurie, të kontrabandës etj. Diskutojmë për koncesione, por ata që na vënë gishtin ne për koncesione, kanë bërë koncesione të tilla absurd. Ne kemi bërë koncesione që japin shërbim për qytetarët që të përfitojnë ata”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: