
Kuvendi do të mblidhet dy herë sot në seancë plenare. Fillimisht në orën 10:00 do të shqyrtohet kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryeparlamentarit Niko Peleshi, nismë e cila pritet të jetë vetëm proceduriale pasi PD nuk i ka numrat për një gjë të tillë.
Do të prezantohen të dy raportet e PS dhe PD mbi kërkesën e demokratëve. Këta të fundit pretendojnë se Peleshi ka kryer 5 shkelje të rënda të rregullores dhe u kanë qëndruar argumenteve të tyre mbi votimin e ndryshimit të rregullores dhe të programit qeverisës “Rama 4” pa asnjë debat.
Ata pretendojnë se Peleshi u ka hequr të drejtën e fjalës, ndërsa socialistët argumentojnë se deputetët e opozitës e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të seancave.
Në orën 11:30 do të nisë raportimi i drejtuesve të disa prej institucioneve. E para do të bëjë raportim në foltore, kryetarja e KLP, Mirela Bogdani. Ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga AMA, RTSH dhe Avokati i Popullit. Versus.al
