POLITIKË /

“Lëvizja Bashkë” e para parti që dorëzon listën e kandidatëve, por surprizon renditja e Arlind Qorrit, ja kush kryeson

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është e para parti që dorëzon listat për kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

“Lëvizja Bashkë” e para parti që dorëzon

Teksa afati për partitë dhe koalicionet është mbyllur në lidhje me regjistrimin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pak ditë kanë mbetur edhe nga ai i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë (12 marsi).

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është e para parti që dorëzon listat për kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lista kryesohet nga pedagogu Redi Muçi, ndërsa kryetari i kësaj partie, Arlind Qori, do të jetë i renditur në vendin e dytë, i ndjekur nga Bora Memaj.

Lista ka në përbërje aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme.

“Lëvizja BASHKË po e nis prezantimin publik të kandidatëve të saj nga qarku i Tiranës. Mes tyre janë aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme. Ju ftojmë ta lexoni“, shkruan Lëvizja Bashkë teksa publikon listën.

“Lëvizja Bashkë” e para parti që dorëzon

Poll