POLITIKË /

Marrëdhënie 'të akullta' me Kosovën? Pirro Vengu takon Kurtin: Flasim për ura që na lidhin

Në një postim në rrjete sociale Vengu ka vënë theksin edhe të domosdoshmëria e ndërveprimit me aleatët për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Shkruar nga M.H
Marrëdhënie 'të akullta' me Kosovën? Pirro Vengu
Pirro Vengu dhe Albin Kurti

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu ka zhvilluar vizitën e tij të parë ditën e sotme në Kosovë me kryeminstrin Albin Kurti, ku fokus kryesor kanë qenë diskutimet mbi forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes.

Në një postim në rrjete sociale Vengu ka vënë theksin edhe të domosdoshmëria e ndërveprimit me aleatët për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ai shkruan gjithashtu se edhe investimet e përbashkëta si në mjete, ashtu edhe në kapital njerëzor janë një kontribut në sigurinë kolektive.

‘Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive’,- shkruan ministri i Mbrojtjes./ Versus.al

Poll