
Prej më shumë se 4 orësh vijon mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve që të nisin turin e takimeve me qytetarët në terren.
Ajo çfarë vihet re nga pamjet e publikuara është fakti se deputetja Elisa Spiropali është e ulur në fund të sallës, njëjtë si kolegu i saj Erion Braçe.

Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje e vetë Spiropalit, apo një lloj distancimi i saj duke qenë se pati ‘përplasje’ në distancë me Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar lidhur me mungesën e saj në seancën ku u votua për imunitetin e Ballukut. Versus.al


