POLITIKË /

Mblidhet komisioni për Dezinformimin, demokratët lënë bosh karriget! Socialistët thirrje për bashkëpunim

Braçe dhe deputetët e PS u kërkuan bënë thirrje ligjvënësve demokratë që të jenë të pranishëm në mbledhjet e radhës së komisionit për Dezinformimin.

Shkruar nga B.V
Mblidhet komisioni për Dezinformimin, demokratët lënë bosh
Mbledhja e Komisionit për Dezinformimin

Sot është zhvilluar mbledhja konstituuese e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin me afat 1 vjeçar. Ashtu siç pritej, opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e parë. Kryetari Erion Braçe tha se duhej që deputetët opozitarë të ishin të pranishëm dhe e la të hapur derën e bashkëpunimit me ta.

“Ky komision do duhet të udhëhiqet nga interesi kombëtar, të ketë qëllim interesin që bashkojnë betejat e të tjerëve si ne dhe më të rëndësishëm se ne. Përçarja dëmton përpjekjen e përbashkët kundër ndërhyrjeve të shteteve malinje në vendin tonë. Opozita duhet të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj lufte. Presim kontributin e tyre në këtë komision. Deri atëherë puna e këtij komisioni do jetë transparente. Kjo betejë nuk bëhet pa median. Media ka dy statuse në këtë komision, i pari kontributore, i dyti mbikëqyrës i këtij komisioni. Media mund ta bëjë këtë betejë për të mbajtur pastër mjedisin jetij të saj”- u shpreh Braçe mes të tjerash.

Qëllimi i komisionit është paraqitja e raporteve përfundimtare me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe  masat administrative lidhur me luftën ndaj dezinformimit. Versus.al

Poll