POLITIKË /

Mbyll punimet komisioni i TIMS, PS miraton me shumicë votash raportin e saj

Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, kanë votuar 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.

Shkruar nga Versus

Mbyll punimet komisioni i TIMS, PS miraton me shumicë votash raportin e saj

Ka mbyllur punimet Komisioni Hetimor i sistemit TIMS dhe siç është bërë zakon, mazhoranca dhe opozita kanë dalë me raporte të ndryshme.

Në fund, mazhoranca ka miratuar raportin e saj.

Kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, deputeti demokrat Ervin Salianji, ftoi deputetët socialistë, që të bashkohet raporti i lexuar prej tij dhe ai i paraqitur nga nënkryetari Toni Gogu, në një dokument të vetëm.

Salianji tha se kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha, ndërsa kërkoi që Komisioni të dilte me një qëndrim, me një raport.

Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, kanë votuar 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.

 

Poll