"Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar shtresën e mesme." Kështu është shprehur në një prononcim për mediat nga Fieri, Kreu i Partisë Ilir Meta, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë në krah të opozitës në 11 korrik në protestën kombëtare.
"Hapja e partisë është një prioritet tjetër i rëndësishëm," është shprehur Meta.
"Si dhe njohja e 5 prioriteteve të rëndësishme të kësaj force politike, veçanërisht lufta kundër shpopullimit të vendit."
Këto deklarata Meta i bëri nga Fieri në një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Qarkun Fier me fokus zbatimin e vendimeve të konventës historike të 27 prillit.







