POLITIKË /

Meta prezanton programin e tij për diasporën: 10 vite pa taksa për ata që kthehen e investojnë

Meta premtoi krijimin e një ministrie për diasporën dhe politika fiskale lehtësuese për rikthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Meta prezanton programin e tij për diasporën: 10 vite pa taksa

Partia e Lirisë mblodhi të enjten Komisionin për Diasporën. Gjatë mbledhjes së zhvilluar online, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se programi i forcës politike që ai drejton ka pesë pioritete, një prej të cilëve është edhe diaspora.

Meta nënvizoi se “qëllimi është që vendit t’i shtohen 4 milionë shqiptarë, që janë larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes”.

“Dhe 4 milionë shqiptarë plus, nuk mund të realizohen, pa riintegrimin e shumicës së diasporës, që sot është larg vendit, por që mendjen, që zemrën, që shpirtin e kanë këtu”.

Meta premtoi krijimin e një ministrie për diasporën dhe politika fiskale lehtësuese për rikthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Duhet të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur vendin tonë në edukimin e fëmijëve tanë, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit. Roli i shtetit në këtë drejtim është thelbësor për të mundësuar ura komunkimi në fushën e arsimit me vendet ku shqiptarët jetojnë. Pa rolin e diasporës, s’do kishte kurrë një shtet të pavarur shqiptar. Roli i diasporës në Amerikë, roli i arbëreshëve, që ka qenë i padiskutueshëm, dhe që ruajti figurën e Skënderbeut me fanatizëm”, tha Meta.

Programi i Partisë së Lirisë për Diasporën:

Ministri për Diasporën

Bizneset e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit,  do kenë lehtësira fiskale të miratuara me ligje, në momentin që ata vendosin të rikthehen në Shqipëri.

Përjashtim deri në 10 vite nga tatimi mbi fitimin për investimin që do të bëhet

Përjashtim për 10 vite nga taksat lokale

Dhënia e tokës shtet me 1 euro për projektet zhvillimore.

Shteti do të marrë përsipër kostot lokale të TVSH-së për paisjet, investime që ata do të bëjnë në Shqipëri

20% e listave për deputet të Partisë së Lirisë me përfaqësues nga diaspora

Partia e Lirisë, është e anagazhuar që në qeverinë e ardhshme, të ketë një ministri të dedikuar për diasporën. Jo për të organizuar evente, se nuk është ky qëllim. Por, për të ndjekur legjislacionin nxitës, favorizues për të gjithë shqiptarët, që duan të kthehen, të riintegrohen në vendin e tyre.

Po kështu, krijimi dhe vënia në efiçensë të zyrave për emigracionin dhe diasporën kudo në të gjitha ambasadat dhe konsullatat tona në botë.

Në mënyrë që të jepet informacioni dhe ndihma për gjithçka kanë nevojë emigracioni dhe diaspora.

Për të dhënë ndihmën ligjore dhe mbrojtjen, ndaj qeverive pritëse, dhe mbështetje komunitare.

Për të ndihmuar për organizimin e eventeve kulturore që janë shumë të rëndësishme, sociale e biznesi, për emigracionin dhe diasporën.

Për të dhënë udhëzime e trajnime për çështjet e riintegrimit të diasporës dhe lehtësirat, që ata do të përfitojnë nga legjislacioni që ne do të përgatisim.

Për të dhënë asistence teknike për proceset e votimit, ku dua të kujtoj, dhe zoti Haxhinasto si një nga themeluesit e Partisë së Lirisë, ish-LSI., dhe sot Kryetar I Komitetit Drejtues Kombëtar, e di shumë mirë se kemi qenë forca e parë politike, që ka kërkuar që diaspora të votojë, të votojë atje ku është.

Sepse, I takon për shkak të rolit shumë të madh që ka luajtur në 30 vite, për të mbështetur Shqipërinë, dhe për të mbështetur familjet e tyre, dhe familjet shqiptare.

Pa diasporën, nuk mund të jetojnë pensionistët me 57 mijë lekë të vjetra në Tiranë, apo me 100 mijë lekë të vjetra në Tiranë e kudo, apo me 200 mijë lekë të vjetra, se kaq nuk I mjaftojnë as për ilaçet që kanë.

Për të gjithë ata që duan të rikthehen në vend, dhe unë jam I bindur që shumica e tyre e dëshiron këtë gjë, por nuk ndihen të inkurajuar këtu, nga klima këtu, ne do të bëjmë gjithçka  për  koordinimin ndër institucional për punesim, shkollim e integrim të familjes, dhe personit të rikthyer.

Bizneset e shqiptarëve tanë që jetojnë jashtë vendit,  do kenë lehtësira fiskale të miratuara me ligje, në momentin që ata vendosin të rikthehen në Shqipëri.

Do të ketë përjashtim deri në 10 vite nga tatimi mbi fitimin për investimin që do të bëhet. Ai i bën përjashtim Alabarit, dhe ne mos ti bëjmë shqiptarëve që do të vijnë me kursimet e tyre, që i kanë nga puna, nga kontributi, nga djersa, nga sakrifica që i kanë bërë në vendet ku janë sot.

Së dyti, përjashtim për 10 vite nga taksat lokale, për të gjithë shqiptarët që do të kthehen në Shqipëri.

Së treti, dhënia e tokës shtet me 1 euro për projektet zhvillimore.

Së katërti, shteti do të marrë përsipër kostot lokale të TVSH-së për paisjet, investime që ata do të bëjnë në Shqipëri.

Njëkohësisht PL. ka vendosur dhe në Konventën e fundit, të ketë kuotat e përfaqsimit për diasporën në të gjitha nivelet e saj drejtuese.

Në Komitetin Drejtues Kombëtar që është institucioni më I rëndësishëm midis dy konventave, do të jenë 20% përfaqesues nga diaspora.

Po këshu,  20% përfaqësues nga diaspora, do të jenë në kryesi, dhe ajo tjetra që është më e rëndësishme, në listat për deputetë në Kuvendin e ardhshëm, do të jenë 20% përfaqësues nga diaspora.